Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se pagesat e tatimeve nga këngëtarët për vitin 2023, periudha janar-qershor janë 1.2 milion euro, raporton GazetaBlic.
Ndërsa qarkullimi i deklaruar për vitin 2021 ishte 10.7 milionë euro, kurse në vitin 2022 është 20.9 milionë euro, ndërsa tatimet e paguara nga këngëtaret dhe grupet muzikore për vitin 2022 janë mbi 2 milionë euro.
Po ashtu në njoftim thuhet se në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje të deklarimit dhe pagesave mbi 100%.
Njoftimi i plotë:
Qarkullimi i deklaruar për vitin 2021 ishte 10.7 milionë euro, kurse në vitin 2022 është 20.9 milionë euro, ndërsa tatimet e paguara nga këngëtaret dhe grupet muzikore për vitin 2022 janë mbi 2 milionë euro, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje të deklarimit dhe pagesave mbi 100%. Përderisa vetëm në periudhën janar-qershor 2023, pagesat e tatimeve nga këngëtarët janë 1.2 milion euro.


