Lajme

ATK me njoftim të rëndësishëm për bizneset

04/14/2021 12:09
nga:Gazeta Blic

Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 04/60 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 27.01.2021, për lehtësimin e ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19, Administrata Tatimore e Kosovës, rikujtoi të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera se mosbllokimi i llogarive bankare të tyre do të jetë i mundur vetëm deri me datë 30.04.2021.

Pas datës 30.04.2021, për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore e Kosovës do të zbatojë procedurat e përcaktuara me Legjislacionin tatimor në fuqi.

“Të gjithë tatimpaguesve që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore ju mundëson që të parashtrojnë kërkesë për lidhjen e marrëveshjes për pagesën me këste të obligimeve tatimore nëse dëshmojnë se kanë vështirësi financiare për t’i përmbushur obligimet për shkak të situatës së pandemisë së shkaktuar si pasojë e COVID-19. Ndërsa për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, Administrata Tatimore, inkurajon që sa më shpejt të përmbushin detyrimet tatimore”, përfundon komunikata e ATK.

Gastronomët “zbuten”: Ja kur vendoset përfundimisht për hapjen ose jo të këtij sektori