Lajme

ATK me aksion në 18 biznese, u inkason mijëra euro

03/24/2022 16:13
nga:N M

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion në Prishtinë në 18 subjekte afariste me borxhe tatimore në vlerë prej 1.6 milion euro.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për media ATK përmes procedurave të konfiskimit ka inkasuar borxhe tatimore në vlerë rreth 820,101 euro, ndërsa siç shkruhet pjesa tjetër e borxhit do të paguhet me këste.

“Ky aksion ka rezultuar pas zbatimit të të gjitha proceduarave paraprake për mbledhjen e borxhit dhe thirrjes së vazhdueshme të këtyre tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore”, njofton ATK-ja.

Sipas ATK aksione të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim tek të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore sipas kërkesave ligjore.

Mbrotja e Thaçi: Janë 100 dëshmitar që nuk ia dijmë as emrat