Lajme

ATK largon nga puna dy zyrtarë për mosrespektim të orarit të punës

08/18/2021 12:15
nga:M K

Komisioni Disiplinor në Administrattën Tatimore të Kosovës ka larguar dy zyrtarë nga puna, me arsyetimit se nuk e kanë respektuar orarin e punës.

Në një njoftim për medie ATK shkruan se: “Pas verifikimit të të gjitha fakteve dhe shterjes së të gjitha procedurave ligjore, Komisioni Disiplinorë në ATK me datë 12 gusht 2021 ka marrë vendim për shqiptimin e tri masave disiplinore ndaj tre zyrtarëve të ATK-së“.

Masat disiplinore janë shqiptuar në mungesa të paarsyeshme në punë mbi pesë ditë.

Lidhur me shkeljet e rënda të konstatuar nga Komisioni Disiplinorë, dy zyrtarëve ju është shqiptuar masa disiplinore largimi nga Shërbimi Civil.

Ndërsa, zyrtarit tjetër iu është shqiptuar masa disiplinore për shkelje të rënda, ndalim i ngritjes në detyrë.