Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mbrëmë ka ndjekur ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut nga stadiumi Fadil Vokrri, raporton Gazeta Blic.
Por ajo që ka rënë në sy ishte se Kurti e ka ndjekur lojën e Kosovës nga tribunat VIP.
Ka qenë pikërisht Albin Kurti kur tri vite më parë sa ishte në opozitë kritikonte fortë secilin politikan të Kosovës që përcillte ndeshjet e Kosovës në futboll në ulëset VIP.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale Kurti dëgjohet duke thënë se nuk dëshrion t`i ndjek ndeshjet e Kosovës në ulëset VIP “se atje ta vjedhin kuletën” duke aluduar në ish zyrtarë të lartë të shtetit dhe politikanë të tjerë.
“Eeee, mbramë ishte një tifoz, adhurues i Vetëvendosjes në tribina në lindje, edhe më tha pse nuk shkove në tribina në perëndim atje ku janë VIP-at? I thashë, kam dëgjuar se atje mund të ta vjedhin kuletën”, thoshte Kurti në tetorin e vitit 2019.
Për më shumë shihni VIDEON


