Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, e ka pritur sot në takim, zyrtaren e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger.
“Sot në zyrën time se bashku me nënkryetaren Adjançiq prita zyrtaren e BE-së, Kati Schneeberger”, ka shkruar Atiqi në Facebook.
Ai tha se me mysafiren diskutuan për situatën në vend dhe për punët e qeverisë së tij lokale.
“Me znj. Schneeberger diskutuam për zhvillimet në vend dhe punët që po bëjmë si qeverisje e re në Komunën e Mitrovicës së veriut”.
“E falënderova përzemërsisht për qëndrimet e saj të drejta që ka mbajtur në vazhdimësi znj. Schneeberger”.


