Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka reaguas pas vdekjes së regjisores Burbuqe Berisha.
Jahjaga ka thënë se e ka pranuar lajmin me pikëllim të thellë, derisa ka thënë se ikja e saj e ka lënë një vend bosh në teatër dhe kinema.
“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për vdekjen e Burbuqe Berishës! Burbuqen do ta kujtojmë si regjisore, ligjeruese e dikur edhe Drejtore të Teatrit Kombëtar. Por, mbi të gjitha do ta kujtojmë si njeri të urtë, e hareshme dhe plotë dashuri për artin! Buqe, ikja jote e la një vend bosh në teatër, në kinema e në zemrat tona! Ngushëllime familjarëve e miqve!”, ka shkruar Jahjaga.