Athletic Bilbao do të kërkojë një rikthim të rezultatit kundër Manchester United në Europa League, pasi humbi 0-3 në shtëpi në ndeshjen e parë, por do jetë pa katër nga lojtarët e tyre më të mirë.
Jashtë planeve të Ernesto Valverdes për ndeshjen e kthimit në Old Trafford për shkak të lëndimeve janë vëllezërit Williams – Inaki dhe Nico, si dhe golashënuesi më i mirë i ekipit Sancet, i cili mungoi në ndeshjen e parë.
Dani Vivian është i pezulluar për kartonin e kuq në San Mames.
Ndeshja e kthimit gjysmëfinale në turneun e dytë më të fortë evropian të klubeve midis “Djajve të Kuq” dhe Bilbaos luhet nesër, më 8 maj, në orën 21:00.
/GazetaBlic Sport

