Sporti

Athletic Bilbao siguron finalen e madhe në Kupën e Mbretit

02/29/2024 23:36
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Athletic Bilbaos ka siguruar finalen e madhe të Kupës së Mbretit.

Baskët triumfuan ndaj Atletico Madrid me rezultat 3 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati i përgjithshëm nga dy takimet ishte 4 me 0, me Athletic Bilbaon që në finale do të përballet me Mallorcan e Vedat Muriqit.

Nico dhe Inaki Williams realizuan dy golat e parë sonte, kurse të tretin e shënoi Guruzeta.

/GazetaBlic Sport/