Skuadra e Athletic Bilbaos ka siguruar finalen e madhe të Kupës së Mbretit.
Baskët triumfuan ndaj Atletico Madrid me rezultat 3 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati i përgjithshëm nga dy takimet ishte 4 me 0, me Athletic Bilbaon që në finale do të përballet me Mallorcan e Vedat Muriqit.
Nico dhe Inaki Williams realizuan dy golat e parë sonte, kurse të tretin e shënoi Guruzeta.
/GazetaBlic Sport/