Lajme

Athina goditet rëndë nga stuhia e shiut ”Balos”

10/16/2021 13:21
nga:M K

Reshjet e shiut në Atikë ishin të shumta gjatë fenomenit të motit “Balos” që goditi zonën dje në mesditë, njoftoi sot Observatori Kombëtar i Athinës.

Në 24 orët midis pasdites së së enjtes dhe së premtes, pjesa më e prekur e Athinës ishte Patissia me 181 milimetra shi, e ndjekur nga Ambelokipi (174 mm) dhe periferia e Peristerit (170 mm).

Për fat të mirë, zonat që humbën pemë gjatë zjarreve të gushtit patën më pak shi, me përjashtim të parkut ”Tatoi” në verilindje të Athinës, ku reshjet arritën në 125 milimetra gjatë së njëjtës periudhë, raporton ATSh.

Për sa i përket ekuivalentëve, 1,0 milimetër ujë shiu korrespondon me një ton ujë për një hektar. Prandaj, në harkun kohor të 24 orëve, një total prej 181 tonë ujë për hektar ra në Patissia.

Duhet të theksohet se reshjet kumulative vjetore në Athinë janë afërsisht 400 milimetra.

Sot priten shira të shpërndarë dhe reshje shiu dhe erëra nga drejtime të ndryshme, por nga mesdita e tutje ato do të kufizohen në verilindje, Peloponez dhe Egje.

Athina do të ketë shi të rrallë në mëngjes me përmirësim gradual dhe temperatura prej 16-22 gradësh Celsius.

Selaniku do të ketë një mot të ngjashëm, por me temperatura më të ulëta.