Lajme

Atentati ndaj Gentian Bejtjas, shoqërohet në polici tre të fortët e Niklës

07/04/2023 11:54
nga:Mergim Rreci

Një atentat mafioz tronditi vendin mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë 29- vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e objektivit Gentjan Bejtjas.

Ndërkohë bëhet e ditur se Durim Bami, Marklen Haka dhe Valter Bami, janë shoqëruar në polici pas atentatit të kryer ndaj Gentian Bejtjas, atentat ku mbeti i vdekur kunati i tij Ramazan Sino dhe dy djemtë e tij të mitur.

Bëhet me dije se familjarët dhe vetë Gentian Bejtja nuk janë pyetur akoma për shkak të situatës me fëmijët. Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 20 gëzhoja.