Lajme

Atentat në Elbasan, ekzekutohet me armë zjarri një person në makinë

05/11/2021 20:38
nga:Y I

Një ekzekutim me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbej” Elbasan.

Mësohet se një person është qëlluar për vdekje në makinë.

Autoambulanca dhe forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje.

Mësohet se viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër në makinë në momentin e vrasjes.

Zeka: Programi i Qeverisë Kurti është fontanë dëshirash