Një shtetas shqiptar është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së martës në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Nikaia.
Shtetasit shqiptarë janë qëlluar nga disa persona në një pikë karburanti. Mediat greke bëjnë të ditur se personi i plagosur është dërguar në spital.
Ndërkohë, pak momente pas atentatit, policia ka gjetur të djegur automjetin e përdorur nga autorët, tip “BMW”, që dyshohet të ketë qenë i vjedhur.
Burimet mediatike shtojnë se viktima dhe i plagosuri ishin pronarë të pikës së karburantit.
Mbi ngjarjen po heton policia greke./Euronews Albania/