Komuna e Graçanicës, për herë të parë, pritet që për nënkryetar të komunës, ta ketë një shqiptar.
Këtë e ka thënë në një intervistë për Blic Intervieë, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ai ka bërë të ditur se si ministër i ka dërguar kërkesë kryetarit të Graçanicës, ku ka kërkuar që ta respektojë ligjin, për emërimin e një shqiptari në pozitën e nënkryetarit të komunës.
Kërkesa e Krasniqit, është marrë parasysh nga ana e zyrtarëve komunalë, të cilët kanë thirrur seancë të kuvendit komunal, për ta bërë emërimin e një nënkryetari shqiptar.