Showtime

Atdheu zbulon arysen e prishjes së miqësisë me Arjola Demirin

05/22/2022 15:05
nga:G B

Ndonëse u duk se raportet e tyre u rregulluan, në fakt e vërteta qenka ndryshe. Po flasim për ish-konkurrentin e Për’puthen Atdhe Xharavina dhe ish-konkurrenten e Big Brother VIP Arjola Demiri.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi në News24, “Fit Station”, Atdheu deklaroi për herë të parë se tashmë kjo miqësi është prishur, duke zbuluar edhe arsyet pse.

“Me Antonelën jemi shumë mirë. Me Arjolën është prishur miqësia, nuk e di çfarë ka ndodhur. Thjesht ka ngecur. Di që u futën persona të 3-të e 4-të në mes, persona të rinj që nuk e dinë raportin tonë.”- tha ai teksa shtoi: “Do iki në Gjykatë, do ta padis“. Me ironi ose jo, nuk e dimë.