Showtime

Atdheu shprehet i lënduar pas lidhjes së re të Sarës: Më kanë dërguar foto

07/02/2021 14:27
nga:Genita C

Ish-protagonistët e “Për’puthen”, Sara dhe Atdheu, u bënë pjesë e medieve rozë për shkak të lidhjes së tyre.

Mirëpo, kjo lidhje nuk zgjati shumë dhe dyshja u ndan me njëri-tjetrin, shkruan GazetaBlic.

Teksa Atdheu është ‘single’, Sara me sa duket është duke shijuar lidhjen e saj të re të dashurisë.

“M’i kanë çuar dhe mua fotot, por le të mbetet përgjegjësi e saj. I uroj suksese në jetë, unë nuk dua ta shoh keq”, u shpreh Atdheu në Top Arena./GazetaBlic/