Showtime

Atdheu e këshillon Julin: Mund të bëni debat të mirëfilltë me Stresin

01/29/2023 15:03
nga:G B

Banori i Big Brother Vip Kosova, Atdheu, ditën sot e nisi duke dhënë këshilla ndaj Julianës, banores tjetër të shtëpisë.

Ai foli për debatin që pati Juliana me Stresin në Primen e së premtes, duke ia përmendur fjalën “legen” Julit të cilën ia tha Stresit.

“Nuk jam kundër debateve, nuk kam ardhur këtu të pajtojë gjaqe. Por edhe ti edhe Stresi mund të bëni debate të mirëfillta”.

“Fillim dhe fund të mirë të ketë debati dhe të dërgohet një mesazh diku”, ka thënë Atdheu.

Ndryshe, formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.