Showtime

Atdheu dyshon se personi që fshihet në rrobat e ‘Spiderman’ është Getinjo

02/01/2023 22:52
nga:G B

Banorët e Big Brother VIP Kosova tanimë janë bërë shumë kureshtar për të ditur se kush fshihet në rrobat e personazhit të animuar, Spiderman.

Madje, ka edhe prej tyre që veç se ia kanë qëlluar që personi në fjalë është Getinjo. Këtë të paktën e ka vënë re Atdheu.

Atdheu ka thënë se bazuar në mënyrën e ecjes, ‘Spiderman’ është Getinjo, ndërkohë që me të është pajtuar Xhuli dhe banorë të tjerë.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.