Sporti

Atdhe Nuhiu emërohet ndihmës trajner i kombëtares së Kosovës

01/27/2025 13:09
nga:Lorik J

FFK ka njoftuar se Atdhe Nuhiu është emëruar ndihmës trajner në kombëtaren e Kosovës në futboll.

Gjatë javës së kaluar, në pozitat e ndihmëstrajnerëve të Kombëtares U21 dhe U19 u emëruan Hekuran Kryeziu dhe Anel Rashkaj, teksa sot u njoftua edhe për angazhimin e Nuhiut tek kombëtarja A, shkruan GazetaBlic Sport.

Ja postimi i FFK-së:

“🇽🇰⚽️ 𝐀𝐭𝐝𝐡𝐞 𝐍𝐮𝐡𝐢𝐮 𝐞𝐦ë𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦ë𝐬𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫 𝐧ë 𝐊𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞𝐧 𝐀

🙌 Në vazhdën e angazhimit të ish-futbollistëve të Kombëtares në role të ndryshme në Federatën e Futbollit të Kosovës, ish-sulmuesi ynë i njohur Atdhe Nuhiu është emëruar ndihmëstrajner i Kombëtares A.

🌟 Ky vendim i presidentit Agim Ademi vjen si pjesë e strategjisë së FFK-së për të përfshirë ish-lojtarët e Kombëtares në strukturat e ekipeve kombëtare dhe për ta përcjellë eksperiencën e tyre tek gjeneratat e reja.

💪Atdhe Nuhiu, me karrierë të suksesshme si futbollist, tashmë ka fituar përvojë edhe si trajner në skuadrën austriake SC Rheindorf Altach. Emërimi i tij në stafin e përzgjedhësit Franco Foda pritet të sjellë mundësi të reja për zhvillimin e tij dhe për sukseset e Kombëtares A.

👏 Gjatë javës së kaluar, në pozitat e ndihmëstrajnerëve të Kombëtares U21 dhe U19 u emëruan Hekuran Kryeziu dhe Anel Rashkaj, derisa Samir Ujkani prej më shumë se një viti ushtron pozitën e zëvendësdrejtorit të Kombëtares A”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport