Sporti

Atalanta nënshkruan me një lojtar nga Interi

08/18/2025 22:03
nga:Lorik J

Atalanta njoftoi se ka finalizuar marrëveshjen për të nënshkruar me lojtarin polak Nikola Zalewski nga Interi.

Sipas raportimeve, transferimi u finalizua për rreth 17 milionë euro, vetëm dy muaj pasi 23-vjeçari u ble përgjithmonë nga Nerazzurrët pas huazimit të tij gjashtëmujor nga Roma.

Në një deklaratë në faqen zyrtare, La Dea i uroi mirëseardhje lojtarit të kombëtares polake, “duke i uruar shumë suksese, si personalisht ashtu edhe si ekip”.

/GazetaBlic Sport