Skuadra e Atalantas ka fituar ndaj Young Boys me rezultatin minimal 1:0.
Klubi italian ka mposhtur kampionët e Zvicrës për të marrë tre pikët e para në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve këtë stinor, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi 24 vjeçari, Matteo Pessina pas 68 minutave lojë.
Me këtë fitore skuadra e Atalantas ngjitet në vendin e parë në renditjen tabelare të grupit F me 4 pikë, kurse Young Boys mbetet në vendin e dytë me tre pikë.
Në ndeshjen tjetër, skuadra ruse, Zenit ka mposhtur Malmos me rezultatin e thellë 3:0.
/GazetaBlic Sport


