Skuadra e Atalantas ka fituar ndaj Romës në “Olimpico” me rezultatin e ngushtë 0-1.
Ekipi nga Bergamo ka marrë tre pikë të mëdha në kryeqytetin italian, për t’u ngjitur në vendin e parë në kampionatin e Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve në këtë duel e shënoi Scalvini pas 35 minutave lojë.
Abraham i Romës kishte disa mundësi shënimi, megjithatë u tregua i pasaktë në këtë ballafaqim.
Roma me këtë humbje pozicionohet në vendin e 6’të me 13 pikë, teksa Atalanta në vendin e parë me 17 pikë.
/GazetaBlic Sport


