Atalanta ka lajme të mira nga stafi mjekësor, pasi Duvan Zapata ka vetëm një tendosje të lehtë të kofshës dhe do të jetë në dispozicion për t’u përballur me Interin më 6 janar.
Kolumbiani çaloi gjatë barazimit 0-0 me Genoan të martën në mbrëmje në Marassi, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas raporteve të fundit nga La Gazzetta dello Sport dhe Sportitalia, testet kanë treguar vetëm një këputje të shkallës I të aduktorit në kofshën e majtë.
Kjo do të thotë që ai duhet të ketë pushimin e plotë të Krishtlindjeve për të rikuperuar plotësisht dhe të jetë mjaftueshëm i aftë për të luajtur në përballjen e Scudetto-s me liderët e Serisë A, Inter, me 6 janar.
Atalanta ka rënë në renditje javët e fundit pas vetëm një pikë nga dy ndeshjet e fundit të ligës, duke humbur 4-1 në shtëpi ndaj Romës dhe duke barazuar 0-0 me Genoan.
Duvan Zapata gjithashtu ka ngadalësuar ritmin, duke mos shënuar në asnjë nga katër paraqitjet e tij të fundit në Serie A.
Megjithatë, ai ka 12 gola në 22 ndeshje konkurruese për La Dea deri më tani këtë sezon.
/GazetaBlic Sport/


