Sporti

Atalanta – Manchester United, formcionet e mundshme

11/02/2021 09:40
nga:Mergim Rreci

Manchester United do të synojë të bëjë tri fitore radhazi në Ligën e Kampionëve sonte në ndeshjen ndaj Atalantas.

Djajtë e Kuq janë aktualisht në krye të Grupit F, duke mbledhur gjashtë pikë nga tre ndeshjet e tyre të para, ndërsa Atalanta është e treta në tabelë, vetëm dy pikë prapa kundërshtarëve të tyre në Bergamo, përcjell GazetaBlic Sport.

Atalanta kaloi në epërsi me dy gola në Old Trafford në ndeshjen e parë më 20 tetor, me Mario Pasalic dhe Merih Demiral që shënuan golat, por Man United u kundërpërgjigj në mënyrë spektakolare, duke shënuar përmes Marcus Rashford, Harry Maguire dhe Cristiano Ronaldo tre pikë.

Rezultati e ka lënë ekipin italian në pozitën e tretë në Grupin F, në nivel pikësh me Villarrealin e vendit të dytë dhe vetëm dy pas liderit Man United, që është një tregues i rëndësisë së ndeshjes së sotme.

Formacionet e mundshme:

Atalanta: Musso, Lovato, Demiral, De Roon; Zappacosta, Freuler, Koopmeiners, Maehle; Ilicic, Zapata, Pasalic.

Manchester United: De Gea, Maguire, Varane, Shaw; Wan-Bissaka, Fernandes, McTominay, Fred, Telles; Ronaldo, Rashford.

/GazetaBlic Sport/