Serie A vjen sot me tre ndeshje shumë interesante.
Me fillim nga ora 15:00, Napoli do të përballet me skuadrën e Salernitana, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante, me Amir Rrahmanin që më shumë gjasë do të luajë nga minuta e parë.
Pak më vonë, në ora 18:00, Interi do të përballet me Atalanta, me ndeshjen që premton spektakël të jashtëzakonshëm.
Ja formacionet e mundshme:
Atalanta (3-4-2-1): Musso; Scalvini, Djimsiti, Kolasinac; Zappacosta, De Roon, Ederson, Ruggeri; Koopmeiners, Lookman; Scamacca.
Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram.
/GazetaBlic Sport/


