Skuadra e Atalantas ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Napolit.
Atalanta triumfoi ndaj Napolit në “Diego Maradona” me rezultatin 0-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Ademola Lookman realizoi dy golat e Atalantas, që të dy në pjesën e parë. Fillimisht, ai realizoi pas 10 minutave lojë – teksa në minutën e 31’të, tundi sërish rrjetën e vendasve. Në dy golat asistues ishte De Keteleare.
Në fundin e duelit realizoi edhe Retegui, për ta vulosur fitoren e thellë 0-3.
Napoli mbetet në vendin e parë me 25 pikë – teksa Atalanta ngjitet në vendin e dytë me 22 pikë.
/GazetaBlic Sport/