Sporti

Ata thyen rekordin negativ në Spanjë, ky është ekipi i La Ligas që nuk ka fituar asnjëherë këtë sezon!

03/12/2024 08:34
nga:Lorik J

Futbollistët e Almerias kanë pasur avantazh deri në minutën e 81-të të ndeshjes ndaj Sevillas dhe kanë pasur përpara fitoren e parë sezonale. Ata barazuan 2:2 pasi pësuan dy gola në harkun e pesë minutave, duke lënë të kuptohet për vazhdimin e serisë së pabesueshme. 

Me nëntë barazime dhe 18 humbje para fillimit të kësaj ndeshje, Almeria ishte mbajtëse e një rekordi negativ në Spanjë. Domethënë asnjë skuadër më parë dhe këtë sezon nuk kishte luajtur 27 ndeshje në fillim të kampionatit pa fituar të paktën një prej tyre. Seria e Almerias tani është 28 ndeshje pa fitore, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo statistikë lë shumë për të dëshiruar dhe Almeria mund të jetë skuadra e cila do bie nga La Liga sivjet…