Sporti

“Ata gënjejnë më shumë se Putini”, presidenti i Juventusit e injoron atë të La Ligas

03/03/2022 19:21
nga:Mergim Rreci

Andrea Agnelli ka theksuar se 11 klube janë ende të lidhura me projektin e Superligës sepse nënshkruan një kontratë 120 faqesh.

Projekti i Superligës Evropiane u lançua në prill të vitit të kaluar, por u rrëzua shpejt për shkak të pritjes së tmerrshme nga tifozët dhe ekspertët. Agnelli ishte një nga njerëzit kryesorë që udhëhoqi projektin, së bashku me Florentino Perez të Real Madridit. Në samitin e sotëm nuk u njoftuan detaje të reja rreth projektit të Superligës, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke folur në ngjarjen Business of Football Summit në Londër, presidenti i Juventus fillimisht sugjeroi se projekti i Superligës nuk ka dështuar, kurse më pas refuzoi të komentonte dekalratën e Presidentit të La Ligas, Javier Tebas, atje ku tha se presidentët e këtyre skuadrave, përshirë këtu edhe Agnellin, gënjejnë më shumë se Putini.
“Superliga nuk ka dështuar. Për mendimin tim, futbolli evropian ka nevojë të madhe për reforma. Nuk do të pranoj pyetje për Tebas, deklaratat e tij flasin vetë”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/