Lajme

Astrit Temaj: Hasi nuk e meriton që pushteti komunal ti lë në mjerim infrastrukturor

09/06/2021 19:38
nga:Gazeta Blic

Astrit Temaj është kandidat i LDK-së në Prizren për Asamblenë Komunale në zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen më 17 tetor.

Temaj nuk është i kënaqur me investimet e qeverisë lokale që ka bërë ajo në katër vitet e fundit në trevën e Hasit. Madje, ai në një takim me banorët e fshatit Gjonaj dhe Romajë ka thënë se Hasi nuk e meriton që pushtetit komunal ti lë në mjerim infrastrukturor.

Së bashku me kryetarin Anton Quni vizituam fshatrat Gjonaj dhe Romajë.
-Prezenca ime në takimet që zhvillohen në Has përveçse e nevojshme është edhe e domosdoshme në mënyrë që problemet që kanë banorët e kësaj ane me të cilat ballafaqohem edhe unë pothuajse çdo ditë të kenë një adresim konkret,e të kenë një zgjidhje sa më të shpejtë.
-Hasi nuk e meriton që pushteti komunal ti lë në mjerim infrastrukturor.
-Ne kemi energjinë, kemi vullnetin, kemi ekspertët dhe mbi të gjitha kemi kandidatin më të mirë për kryetar që do të jetë zgjidhje e shpejtë e problemeve që ka Hasi.
Faleminderit për pritjen.

meAntonin

meAstritin14

përHasin #përPrizrenin”, ka thënë Temaj.