Tirana është gati të presë të parën finale në histori, të një kompeticioni evropian në futboll, atë mes Romës dhe Feyenoordit, ndeshje që zhvillohet, të mërkurën, në orën 21:00.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me të dy skuadrat që tashmë kanë arritur në Shqipëri dhe po njihen nga afër me stadiumin “Air Albania”.
Figura të mëdha të futbollit evropian pritet të zbarkojnë në stadiumin e mrekullueshëm shqiptar, me mediet e mëdha ndërkombëtare që tashmë kanë kthyer sytë nga Shqipëria.
? Taking a look around…#UECL pic.twitter.com/LJGsjPD2vV
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) May 24, 2022
Tifozët e dy skuadrave poashtu kanë udhëtuar në numër të madh, me organizimin që tashmë ka filluar të dhuroj emocionet e para.
‘GazetaBlic Sport’ ka kontaktuar trajnerin dhe opnionistin shqiptar, Astrit Hafizi, i cili tha se kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë.
Hafizi është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar, i cili në karrierën e tij si futbollist e trajner ka shijuar finale të mëdha.
“Mendoj që më të vërtetë ishte e pabesueshme, por ja që u realizuar një aktivitet i përmasave të mëdha në vendin tonë. Stadiumi i ri na dha mundësinë e madhe për një ngjarje të tillë, kjo mjafton për të treguar se Shqipëria ka forcë dhe mundësi për oganizime të tilla. Është e vërtetë që stadiumi është pak i vogël, megjithatë, kjo si herë e parë mendoj që është një gjë e madhe”, tha fillimisht ai.
What it's all about ?#UECLfinal pic.twitter.com/ZqQfGkbES5
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) May 24, 2022
“Kemi kohë që jemi përgatitur për këtë finale të madhe. Besoj që në të gjitha aspektet jemi gati për ndeshjen, si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe në aspektet tjera. Duhet të dëshmojmë sukses dhe shembull të mirë, deri më tash ankesat e vetme kanë qenë për numrin e tifozëve, asgjë tjetër. Ne kemi para vetës një sprovë, sprovë kjo që duhet të kalohet me suksesin më të madh, me mundësinë që më pas të kemi edhe organizime edhe më të mëdha se kjo“, përfundoi Hafizi.
A warm welcome for Mourinho ?️#UECLfinal pic.twitter.com/6bMnXHpjqh
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) May 24, 2022
/GazetaBlic Sport/


