Sporti

Astrit Fazliu: Presim reagimin e FFK-së, shumë keq nëse deklaratat e Zhegrovës janë të vërteta

11/16/2023 11:14
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i njohur kosovar, Astrit Fazliu ka komentuar zhvillimet e fundit tek Kombëtarja e Kosovës.

Në një intervistë për ‘GazetaBlic Sport’, Fazliu tha se nëse ato që i ka thënë Zhegrova janë të vërteta, atëherë shumë keq, sepse Kosova nuk mund të rritet dhe të arrijë rezultatet e duhura asnjëherë në atë formë.

“Është vërtetë shumë e vështirë të japësh ndonjë mendim konkret, sepse Zhegrova e shpjegoi thuajse ngjarjen se si ka ndodhur. Nëse është e vërtetë ajo qe tha Edoni atëherë është shumë keq. Në bazë të shkrimit ai tha se edhe zgjedhjet e lojtarëve bëhen për interesa personale, shpresoj të mos jetë kështu, sepse me veprime të tilla nuk mund të rritemi kurrë, por sigurisht besoj që edhe FFK do të dalë me ndonjë reagim për të shpjeguar çështjen“, tha Fazliu.

/GazetaBlic Sport/