Lajme

Astrit Bujupaj, kandidati i VV për kryetar të Istogut

08/12/2025 19:34
nga:G B

Astrit Bujupaj, është kandidati i VV për kryetar të Istogut.

Sot, në takimin me Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Istog, në prani të Kryeministrit Albin Kurti, Sekretarit Alim Rama, Koordinatorit të Qendrave dhe Deputetit Salih Zyba, u zyrtarizua dhe u mbështet fuqishëm kandidatura e Astrit Bujupajt për kryetar të komunës.

Postimi i plotë:

Në Istog do të fitojmë, sepse qyteti ynë ka vendosur të ecë përpara me një qeverisje që punon për njerëzit – me integritet, përkushtim dhe vizion. Ky është modeli i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i kandidatit tonë për kryetar, Astrit Bujupaj.

Sot, në takimin me Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Istog, në prani të Kryeministrit Albin Kurti, Sekretarit Alim Rama, Koordinatorit të Qendrave dhe Deputetit Salih Zyba, u zyrtarizua dhe u mbështet fuqishëm kandidatura e Astrit Bujupajt për kryetar të komunës.

Me qeverisjen tonë në nivel qendror dhe me Astritin në krye të Istogut, do të kemi bashkëpunim të ngushtë që garanton zhvillim të qëndrueshëm, investime të reja dhe përmirësim të jetës së çdo qytetari – nga qyteti deri në çdo fshat.

Nga Rakoshi deri në Vrellë, nga Gjurakoci deri në Cërcë – të gjithë të bashkohemi për ndryshim dhe për të ndërtuar së bashku të ardhmen që meritojmë.
Nga 12 tetori, Istogu do të udhëhiqet nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me kryetar Astrit Bujupajn.

Fitore për Istogun! Na priftë e mbara!