Prishtina e Re ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri në grupin B të Ligës së Parë të Kosovës.
Aktualisht janë lider të tabelës me 28 pikë të grumbulluara pas 11 xhiros me 9 fitore 1 barazim dhe 1 humbje, shkruan GazetaBlic Sport.
Një nga protagonistët kryesor të kësaj forme të mirë të Prishtinës së Re është Astrit Berisha i cili në xhiron e fundit realizoi hetrik në fitoren e skuadrës së tij ndaj Ramiz Sadikut me rezultat 6-0.
Berisha për GazetaBlic Sport u shpreh i lumtur me hetrikun e tij të dytë këtë sezon teksa beson se skuadra e tij do të promovohet në Superligë këtë edicion.
“Po, kemi nisur një sezon fantastik, objektivi ynë është Superliga. Besoj që, së bashku me shokët dhe stafin e trajnerëve, po ashtu dhe kryesinë e klubit, do t’i arrijmë objektivat e klubit. Sa i përket lojës që fituam, çdo ndeshje është e rëndësishme për ne. Shkojmë në çdo ndeshje për fitore. Për het-trikun, jam shumë i lumtur, është het-triku i dytë që realizoj në 11 ndeshje me 12 gola. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj që, si unë me gola, ashtu dhe klubi me fitore, ta arrijmë qëllimin tonë, që është Superliga“, tha Berisha për GazetaBlic Sport.