Sporti

Aston Villa – PSG, formacionet e mundshme

04/15/2025 09:16
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri sonte.

Me fillim nga ora 21:00, zhvillohen dy ndeshjet kthyese çerekfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Barcelona ka avantazh të madh ndaj Borussia Dortmund me rezultat 4 me 0, me skuadrën gjermane që do ta ketë shumë të vështirë të bëjë një përmbysje të madhe në ‘Signal Iduna Park’.

Më interesante pritet të jetë ndeshja mes Aston Villa dhe PSG-së, atje ku shifrat nga ndeshja e parë janë 1 me 3 për skuadrën franceze.

Ja formacionet e mundshme të ndeshjes që zhvillohet në ‘Villa Park’.

Aston Villa: Martinez; Cash, Konsa, Torres, Digne; Kamara, Tielemans; Rogers, McGinn, Rashford; Watkins

Paris Saint-Germain: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Ruiz, Vitinha, Neves; Doue, Dembele, Kvaratskhelia

/GazetaBlic Sport/