Aston Villa u ngjit në krye të tabelës së ligës së Ligës së Kampionëve 2024/25 me fitoren 2-0 ndaj Bolognas.
Skuadra e Unai Emery morën tre pikë, me golat e John McGinn dhe Jhon Duran në pjesën e dytë që vulosën fitoren.
Tre pikët e çuan Aston Villa në vendin e parë dhe ata janë skuadra e vetme që kanë marrë 9 pikë në Champions League deri më tani.
Jo vetëm kaq, por skuadra e Premier League është gjithashtu e vetmja me zero gola të pësuar pas tre javësh ndeshje në këtë format të ri.
/GazetaBlic Sport


