Sporti

Aston Villa do të paguajë pjesën më të madhe të pagës së Coutinhos

01/07/2022 11:40
nga:E K

Aston Villa ka arritur marrëveshje me Barcelonën për huazimin e brazilianit, Coutinho.

Coutinho do t’i bashkohet Aston Villas për pjesën e mbetur të sezonit, shkruan GazetaBlic Sport.

Fabrizio Romano ka raportuar se pjesa më e madhe e pagës së tij të lartë do paguhet nga anglezët. Skuadra e Aston Villas më saktësisht do të jetë përgjegjëse për 65 % të pagës së tij, kjo i ka lehtësuar shumë vështirësitë ekonomike te Barcelona, duke i lejuar këta të fundit të regjistrojnë edhe transferimin e fundit të Ferran Torres nga Manchester City.

/GazetaBlic Sport/