Sulmuesi i Celta Vigos, Iago Aspas, vazhdon të jetë lideri i madh i skuadrës edhe pse është 37 vjeç.
Spanjolli është në shoqërinë prestigjioze, përkatësisht me veteranët më produktivë në kampionatin spanjoll.
Me golin e tij në fitoren 2-0 kundër Mallorca-s, Aspas tani ka 114 gola në La Liga pasi ka mbushur 30 vjeç, duke barazuar legjendën e Real Madridit, Karim Benzema.
Iago Aspas është gjithashtu pranë Lionel Messit, i cili ka 124 gola në La Liga pasi mbushi 30 vjeç.
Cristiano Ronaldo ka 106. Në dukje të paarritshëm në krye janë Ferenc Puskas (156) dhe Alfredo Di Stefano (151).
/GazetaBlic Sport


