Sporti

Aspak lajm i mirë për Ancelottin, Diaz pritet të mungojë rreth 3 muaj

09/15/2024 17:22
nga:Lorik J

Testet që Brahim Diaz iu nënshtrua konfirmuan një dëmtim muskulor, i cili do ta lë atë jashtë fushave për gati tre muaj.

Real Madrid konfirmoi lajmin e keq në një raport mjekësor: “Pas testeve të kryera sot në lojtarin tonë Brahim Diaz nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në këmbën e tij të djathtë. Në pritje të evolucionit,” shkruhet në deklaratë.

Brahimi e ndjeu lëndimin muskulor gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Real Sociedad. Ai u përpoq të vazhdonte të luante për disa minuta, por duhej të zëvendësohej nga braziliani Rodrygo Goes në minutën e 25-të.

Sipas mediave spanjolle, Diaz mund të mungojë 3 muaj.

/GazetaBlic Sport