Nga Qeveria e Kosovës nuk ka ende asgjë zyrtare në pranimin apo mos-pranimin e planit franko-gjerman, por presidenti serb, Aleksander Vuçiq duke se e ka pranuar tashmë.
Kështu tha për GazetaBlic, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj i cili shton se Vuçiq është në fazën, ku po përgatit terenin për informimin e qytetarëve në lidhje me këtë plan.
“Ka lëvizje nga pala serbe në lidhje me pranimin e planit franko-gjerman dhe sipas të gjitha gjasave, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është duke përgatitur terenin si sa ta informojë publikun në Serbi”, tha Qalaj.
Qalaj shtoi se, nëse plani franko-gjerman nuk e ka njohjen reciproke në qendër, atëherë sipas tij, shumë probleme do të mbesin të pazgjidhura.
Qalaj thotë se, ndërkombëtarët duhet të insistojnë sa më shumë që të ketë njohje Kosovë-Serbi.
“Për momentin, nuk ka ndonjë lëvizje nga Qeveria e Kosovës se si të veprohet tutje. Ky plan pa njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, është një plan i cili na prapa problemet e pazgjidhura, gjithmonë duke pasur parasysh që ne nuk e dimë se çfarë periudhe kohore do të kërkohet që ky plan të qëndrojnë i tillë, teksa nuk jemi ne dijeni si do të jenë forcat gjeopolitike në të ardhmen. Për këtë arsye, ky plan është një bazë e mirë që duhet të negociohet për të, por të insistohet edhe në njohjen reciproke Kosovë-Serbi”, tha Qalaj.
Sa i përket formimit të Asociacionit dhe presionit të madh që Kurti po merr nga ndërkombëtarët në lidhje me këtë temë, Qalaj thotë Asociacioni duhet të lidhet ngushtë me njohjen reciproke.
Pra, sipas tij nëse ka njohje nga Serbia atëherë Kosova duhet të përgatitet të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Qeveria e Kosovës nuk është duke folur më për çështjen e njohjes reciproke, nuk është pjesë e këtij plani njohja dhe sipas meje nuk ka kuptim, që ne të hekim dorë nga çështja kryesore, pra njohja reciproke”.
“Çështja e Asociacionit duhet të lidhet ngushtë me njohjen reciproke, pra Kosova dhe Serbia ta njohin njëra-tjetrën dhe në kuadër të saj, Qeveria e Kosovës të përgatitet ta formojë këtë Asociacion, gjithmonë duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, asesi nuk guxojmë të dalim jashtë saj”, tha Qalaj për GazetaBlic.
Pranimi apo mos-pranimi i planit franko-gjerman, sipas anëtares së LDK-së, Besa Gaxherri, Qeveria e Kosovës duhet të jetë e koordinuar me SHBA-të dhe BE-në.
“Pa mëdyshje Qeveria e Kosovës duhet të jetë shum koperative, e koordinuar me SHBA dhe BE. Gjithmonë të gatshëm qe të ulen në tavolinë të dialogut”, tha Gaxherri për GazetaBlic.
Gaxherri kritkoi Qeverinë për mos-transparencë në lidhje me planin franko-gjerman.
“Fatkeqësisht kjo qeveri është e mbyllur, nuk ka fare transparencë për këtë proces kaq të rëndësishëm, andaj ne nuk mund të përgjigjemi për marveshjen franko-gjermane apo marrveshja e BE-së, kur nuk e dim se çka ofron ajo”, tha Gaxherri.
Gaxherri thotë se LDK-ja është pro formimit të Asociacionit, pasi sipas saj marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen.
“LDK është deklaruar tashmë për asociacionin.Marveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen, në këtë rast duke respektuar mendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Gaxherri.
Gaxherri shtoi se kryeministri Kurti duhet t’ju shpjegojë qytetarëve që akuzat mbi Zajednicën, sipas saj kanë qenë mashtri,
“Kryeministri Kurti është futur në kurthin të cilin ia ka bërë vetes. Ai duhet t’ju shpjegoj votuesve të vetë se kauza mbi Zajednicën ka qenë mashtrim.Çeshtjet nacionale, kryeministri duhet ti diskutoj me liderët opozitarë dhe të jetë në shërbim të Kosovës e jo në ndikim të reagimeve elektorale”, tha Gaxherri.
Ndërsa, njohësi i çështjeve poltike, Dritëro Arifi thotë se plani franko-gjerman duhe të pranohet , por Qeveria e Kosovës të negocion në pikat më të rëndësishme.
“Nuk duhet të dyshohet në planin franko-gjerman, por të negociohet në pikat që ne mendojmë se mund të arrijmë më shumë, pra këtu duhet të jetë pozicioni i Kosovës në çështjen e këtij plani”, tha Arifi.
Arifi për GazetaBlic shtoi se, Qeveria Kurti është e papërgjegjshme dhe sipas tij Asociacioni i komunave me shumicë serbe po formohet nga Ambasada Amerika.
“Asociacioni po formohet nga Ambasada Amerikane për fat të keq, një Qeveri e papërgjegjme ia transmetoi të gjithë rolin ekzekutiv kësaj ambasade.
Ambasada amerikane e ka marrë, si obligim edhe vendor dhe ndërkombëtar formimin e Asociacionit”, tha Arifi.
“Qeveria e Kosovës në këtë rast është e ‘përjashtuar’ dhe e anashkaluar nga ky proces”, tha ai.
Arifi thotë se duke marrë parasysh rrethanat gjeo-politike, marrëveshja finale Kosovë-Serbi mund të arrihet shumë shpejt.
“Partnerët evropian janë të gatshëm të lëvizin me hapa të mëdhenjë, për shkak të komplikimit të situatës në Ukraninë. Këtu mund të shohim se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet më shpejt se ne e kemi menduar”, tha Arifi.
/GazetaBlic/


