Këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, në një postim në Twitter tha se Kurti ka pasë disa oferta në Bruksel, por të cilat edhe BE edhe Serbia i ka refuzuar.
Zulfaj në fund thotë se nuk mund t’i kuptojë masat e BE ndaj Kurtit.
“Po provoj t’i jap kuptim kësaj: Kryeministri Albin Kurti e pranoi propozimin europian dhe kërkoi që ta nënshkruajë atë. Serbia refuzoi. Ofroi të draftojë një statut për të impelemtuar artikullin 7 të Marrëveshjes Bazike. BE-ja refuzoi. Ofroi një takim trilateral më 22 qershor në Bruksel. Serbia refuzoi. BE-ja me masa negative për Kosovën”, ka shkruar Zulfaj, duke shfaqur habi.
Try to make sense of this.
PM @albinkurti:
Accepted ??Proposal & asked to sign. Serbia refused.
Offered to draft a statute to implement article 7 of the Basic Agrmt. EU refused.
Offered trilateral on 22 of June mtg in Brussels. Serbia refused.?? – negative measures for ?? ??♂️??♂️
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) July 11, 2023
Kryeministri Kurti pati shpalosur një draft-vizion për statutin e Asociacionit të bazuar në modelin kroat për pakicat. Megjithatë, BE si pikënisje e ka konsideruar draftin e hartuar nga Ekipi Menaxhues.
Po ashtu, Kurti tha se në takimin e fundit ka dashur që një takim trilateral në Bruksel me presidentin serb Vuçiq, por që ky i fundit s’ka pranuar.


