Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar takim gjatë ditës së sotme me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe tre emisarët e tjerë evropianë.
Lajçak pas takimit tha se tha se Kosova duhet të nisë me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pasi pa të Kosova nuk ka progres drejt BE-së.
“Kurti ka një përgjegjësi për të bërë progres në normalizimin e relacioneve nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së. Tash ne duhet të theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa ndonjë vonesë. Pa këtë, nuk do të ketë progres të Kosovës në rrugën europiane”, tha Lajçak.
Në lidhje me këtë deklaratë të Lajçak ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani.
Burjani tha se kjo tregon se tashmë jemi afër zgjedhjeve pasi Kurti nuk mund ta themeloj një Asociacion një etnik.
“Çështja është se në çfarë do të ‘lëshon pe’ Serbia nëse Kosova tërë kohen shtyhet me presion për të bërë Asociacion, kjo do te thote se jemi afer zgjedhjeve.Kurti nuk mund ta themeloj një Asociacion njëetnik, në pyetje janë parimet, rendi kushtetues, përkunder asaj se Gjykata Kushtetuese nuk i ka then jo Asociacionit por vetëm ka berë komentet dhe nenet në kundërshtim me Asociacionin” tha Burjani për “Gazeta Blic”
Ai tutje shtoi se pushteti aktual ndodhet në një situatë të vështirë.
“Pushteti aktual në Kosovë është në siklet të madh, në mes zgjedhjeve dhe pranimit të kapitullimit të pozitës aktuale, Kurti do të zgjedhë zgjedhjet.Pra ka gjasa që plani i përmendur të mbetet në leter, plani realisht është udhëzues, për të ringjallur dialogun dhe normalizimin e relacioneve.Asociacioni është ‘mollë sherri’, bllokim i mundshëm i dialogut.Pra problemi i normalizimit ka gjasë të mbetet peng edhe për një kohe te gjate, sidoqoftë duhet pritur Kurti dhe veprimet e tij” deklaroi ai për “Gazeta Blic”
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka konfirmuar sot pas takimit se në Kosovë kanë ardhur me një plan dhe se të njejtin e kanë diskutuar me kryeministrin Albin Kurti.
Ai deklaroi se dialogu s’ka alternativë dhe ka potencuar se sulmi në Banjskë ka ndryshuar shumë gjërat.
“Ne gjithmonë kemi plan, patëm një plan, e diskutuam planin tonë me z. Kurti. Do ta diskutojmë edhe me z. Vucic. Nuk do të lëshohëm më shumë në detaje. Dialogu s’ka alternativë. Sulmi i Banjskës ka ndryshuar shumë gjëra. Dhe isha shumë i qartë që autorët duhet të përballen me pasojat. Dialogu duhet të vazhdojë” deklaroi Lajçak raporton “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/


