Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mund të zbatohet në bazë të marrëveshjes së 2013-ës.
Kryeziu thotë se Asociacioni mund të zbatohet në bazë të marrëveshjës së 2013-ës dhe 23 rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Asociacioni mund të zbatohet në bazë të marrëveshjes së 2013. Në bazë të këtyre 23 rekomandimeve edhe pikë”, tha ai në Tëvë1.
Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, thotë se Marrëveshja e vitit 2015 për Asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me frymë e Kushtetutës së Kosovës.


