Lajme

“Asociacioni mund ta çojë vendin në zgjedhje”/ Analisti tregon koalicionet e mundshme për qeverinë e ardhshme

01/15/2024 22:21
nga:G B

Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, ka folur për mundësinë për zgjedhje të parakohshme në vend, brenda këtij viti.

Sipas tij, gjasat janë reale, pasi mund të ketë presion për formimin e Asociacionit dhe kjo mund ta çojë vendin në zgjedhje.

“Po gjasat janë reale që të kemi zgjedhje këtë vit, për faktin se Asociacioni i komunave me shumicë serbe apo thënë ndryshe trysnia që mund vije për qeverinë e Kosovës për themelimin e tij nga bashkësia ndërkombëtare, mund ta çojë vendin në zgjedhje”, shprehet ai për Gazeta Blic.

Analisti vlerëson se mund të ketë një qeveri VV-AAK në qeverinë e ardhshme, por edhe VV-LDK.

“Sa i përket qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve mund të kemi një qeveri ndërmjet VV-së dhe AAK-së nëse kalon pragun zgjedhor, por, nëse ndodh e kundërta, mund të kemi koalicion ndërmjet VV-së dhe LDK-së, me kushtin që kryeministri t’i takojë LDK-së, por, kjo mund ta dëmtojë rritjen e kësaj të fundit në afatgjatë”, potencon Sadiku për Gazeta Blic.

Ai flet edhe për mundësinë e një koalicioni VV-PDK.

“Kurse, sa i përket një koalicioni ndërmjet VV-së dhe PDK-së, në bazë të raporteve që kanë aktualisht këto dy parti është i pamundur, veç nëse do të kemi zgjedhje në PDK dhe mund të vijë një kryetar i ri, pasi që z.Krasniqit i ka kaluar mandati, dhe ndoshta në zgjedhjet e reja partiake mund të vijë kryetar i ri i PDK-së, Uran Ismajli, ku edhe mund të ndryshonin raportet PDK-VV”, thekson analisti për Gazeta Blic.

Ai shprehet se VV do të prijë sërish me vota, por jo me 50 për qind, ndërsa partitë tjera do të duan të futen në koalicion me të.

“Pra, VV-ja është partia që prin por jo më 50 % të votave, por të tjerat do të synojnë të hyjnë në koalicion me të, por, me riskun e humbjes së votave në afatgjatë dhe pamundësinë e rritjes nga partitë opozitare, në rast se hyjnë në koalicion me VV-në sepse dihet që pika e parë e agjendës së qeverisë re do të jetë funksionalizimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, deklaron Arbnor Sadiku./Gazeta Blic/

“VV s’i fiton më kurrë 50 %”/ Batusha i përgjigjet opozitës: Tentuan të na zhdukin, vendi i parë dihet – janë të humbur