Lajme

Asociacioni kusht për KiE/ Bajqinovci: Do të ishte e padrejtë ndaj Kosovës

04/24/2024 21:38
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike mbrëmë me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Macron përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, derisa përmendi themelimin e Asociacionit.

“Megjithatë, ai theksoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në njoftim.

Lidhur me mundësinë që për anëtarësim në KiE të vendoset Asociacioni si kusht, për Gazeta Blic ka folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Ai thotë se do të ishte e padrejtë që të vendosej një kusht i tillë të vendosej për Kosovën dhe të bëhet presion që të formohet Asociacioni.

“Nuk e di dhe nuk e besoj, por do të ishte shumë e padrejtë kushtëzimi me Asociacion për anëtarësim në Këshill të Evropës. Pra, duhet raporti i Dora Bakojanit dhe raporti që është votuar në Parlamentin e Evropës të votohet edhe tash dhe të mos ketë më shtesë e të bëhet presion përmes formave të ndryshme. Unë mendoj që është e padrejtë nëse shtohet diçka, e në këtë rast që po përmendet edhe Asociacioni”, deklaron Bajqinovci./Gazeta Blic/

Macroni telefonon Kurtin, e lidh anëtarësimin në KiE me Asociacionin

O’Brien i kërkon Kurtit Asociacionin: Duhet zbatimi i marrëveshjeve për të ecur përpara