Asociacioni i Tifozëve të Futbollit e ka kritikuar Katarin për ndryshimin e politikës së alkoolit tre ditë para fillimit të Kupës së Botës. Alkooli nuk do të lejohet më brenda apo përreth stadiumeve të turneut.
Në një deklaratë thuhej: “Nëse ata mund të ndryshojnë mendje për këtë në një moment, pa asnjë shpjegim, mbështetësit do të kenë shqetësime të kuptueshme nëse do të përmbushin premtimet e tjera në lidhje me akomodimin, transportin/çështjet kulturore”, transmeton GazetaBlic Sport.
Tifozët prisnin që Katari të lehtësonte ligjet e tij strikte për pirjen e alkoolit. Zakonisht në vend ekziston një politikë e tolerancës zero për konsumimin e alkoolit në publik, por Katari fillimisht kishte sugjeruar që rregullat nuk do të zbatoheshin gjatë Kupës së Botës.
Shitja e Budweiser, një prej sponsorëve më të mëdhenj të FIFA-s për Kupën e Botës, fillimisht u lejua rreth perimetrit të terrenit. Tifozët mund ta blinin birrën brenda tre orëve para fillimit dhe deri në një orë pas përfundimit të ndeshjes nëse kishin një biletë për ndeshjen.
/GazetaBlic Sport/