Lajme

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ‘i ashpër’ me Qeverinë: Projektligji për inspektimin administrativ shkelje flagrante e të drejtave të njeriut

01/18/2022 12:38
nga:N M

Kryetarët e komunave kanë përfunduar mbledhjen që ka nisur diku rreth orës 10 e 30, raporton Gazeta Blic.

Gazeta Blic ka kuptuar se ata në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës kanë kundërshtuar projektligjin për Inspektimin Administrativ.

Kryetarët e komunave kanë kundërshtuar procedimin e këtij projektligji.

“Me këtë projektligj cenohet demokracia lokale dhe është në kundërshtim me kartën universale për të drejtat e njeriut dhe kartën evropiane për vetëqeverisje lokale”, thuhet në njërën ndër pikat që ka vendosur ky Asociacion.

Ky projektligj është kundërshtuar edhe nga shoqëria dhe partitë politike opozitare duke e cilësuar se po krijohet një inspektorat që ka “kompetenca sikurse të policisë”

Rritja e çmimit të rrymës, AAK me rezolutë, PDK e LDK në konferencë për media