Lajme

Asociacioni i Komunave të Kosovës dënon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit

10/26/2024 11:14
nga:Y I

Asociacioni i Komunave të Kosovës e ka dënuar ashpër aktin e dhunës të ushtruar ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në reagimin e dërguar për “Gazeta Blic” thuhet se aktet e tilla kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët është akt i shëmtuar dhe vjen nga individ apo grupe që janë kundër rendit demokratik në Kosovës.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që institucionet kompetente të rendit dhe të drejtësisë të veprojnë menjëherë dhe akterët e këtij akti por edhe urdhërdhënësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në njoftim raporton “Gazeta Blic”

Abdixhiku reagon pas sulmit ndaj Gazmend Muhaxherit