Lajme

Asociacioni i Komunave të Kosovës anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Komunave Frankofone

10/16/2023 11:58
nga:N K

Asociacioni i Komunave të Kosovës, është bërë pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Komunave Frankofone, raporton Gazeta Blic.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës u bë anëtare në Organizatën Ndërkombëtare të Komunave Frankofone (AIMF) në takimin e 43-të të Asamblesë së AIMF-së të mbajtur në Komunën e Cotonou, Republika e Beninit”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

“AIMF është organizatë e cila përfshin brenda saj mbi 50 kryeqytete të botës si dhe shumë Komuna dhe Asociacione të vendeve frankofone e cila mundëson dhe promovon dialog ndërmjet kulturave dhe vlerave të ndryshme në mes të anëtarëve të saj”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas AKK-së, ky anëtarësim sjell bashkpunime ndër-komunale në arenën frankofone, pjesëmarrje në debate e konferenca të ndryshme për të shkëmbyer përvoja që mund të përdoren si modele ndryshimi dhe zhvillimi urban.