Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë Serbi, ka folur për Gazeta Blic për kërkesën e SHBA-ve për Asociacionin.
Këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet dhe emisari i posaçëm amerikan, Gabriel Escobar, kanë thënë dje për Gazeta Blic se Asociacioni duhet formuar urgjentisht dhe se është obligim ndërkombëtar.
Tahiri lidhur me këtë ka thënë se nuk i jep këshilla Qeverisë, pasi ajo ka ardhur në pushtet duke e kundërshtuar këtë temë.
Por, sipas saj, Qeveria Kurti i ka dy mundësi para vetes, ose t’i tradhtojë votuesit, ose ta respektojë këshillën e SHBA-ve.
“Nuk i jap këshilla qeverisë në këto tema, sepse qeveria në saje të kundërshtimit të këtyre temave ka ardhur në pushtet. I ka dy opsione para vetes: ose t’i tradhtojë votuesit, ose të respektojë kërkesën e aleatëve amerikanë”, tha Tahiri./Gazeta Blic/


